Ami poston videon e adhurueshme: Joeli do të bëhet artist dhe ja ku janë provat!



Amarda Toska vetëm pak muaj më parë u bë nënë për herë të dytë e një vajze bukuroshe, të cilën e pagëzuan me emrin Sia. Ajo dhe Ermali janë gjithashtu edhe prindër një djali, i cili quhet Joel.



Që pas lindjes së vajzës, Ami i është përkushtuar më shumë jetës familjare dhe vazhdimisht ndan në rrjetet sociale foto dhe video nga momentet që kalon me fëmijët e saj.



Mëngjesin e sotëm Ami ka postuar në Instastory një video ku shfaqet s ë bashku me Joelin në makinë.
Ndërkohë që Joeli nuk e ka mendjen dhe është duke interpretuar këngën që dëgjohet në sfond, Ami e filmon.

Pikërisht kjo video na bind që edhe Joeli ashtu sikurse prindërit e tij në të ardhmen do të bëhet pjesë e botës së artit.

No comments:

Post a Comment