Arjola Shehu ndryshon “look” dhe të gjithë po fërkojmë sytë (FOTO)



Moderatoren e njohur, Arjola Shehu prej vitesh jemi mësuar ta shikojmë duke i qëndruar besnike ngjyrave të errëta të flokëve.



Mirëpo me afrimin e fillimit të sezonit të ri televiziv edhe Arjola ka menduar të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj.



Nëpërmjet disa postimeve në Instastory Arjola na ka treguar se po bën ndryshimin e madh në pamjen e  saj dhe po shndërrohet në bionde, duke hequr dorë nga pamja e saj e zakonshme.



Ndërkohë që ka publikuar disa imazhe të flokëve të saj bionde, Arjola ende nuk ka treguar se si duket plotësisht pamja e saj pas këtij ndryshimi duke ua shtuar edhe më shumë kuriozitetin fansave të saj, të cilët që tani kanë filluar të fërkojnë sytë.



No comments:

Post a Comment