“Artisti im i preferuar”, French Montana fiksohet pas reperit shqiptar



French Montana ka bashkëpunuar gjithmonë me këngëtarët shqiptarë. Fillimisht erdhi bashkëpunimi me Era Istrefin për këngën “I love Yous” dhe pak më vonë, Dafina Zeqiri u shfaq në videoklipin e këngës “Famous” të reperit maroken.


A post shared by French Montana (@frenchmontana) on

 Duket se Montana nuk heq dorë nga këngëtarët shqiptarë! Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, French Montana shprehet se artisti i tij i preferuar është reperi me origjinë shqiptare: Gashi. Ky i fundit ishte pak ditë më parë në Kosovë, pasi mori pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”, që u organizua nga Dukagjin Lipa.


A post shared by French Montana (@frenchmontana) on

 Reperi i famshëm shqiptar prej disa kohësh është bërë pjesë e label-it të reperit dhe producentit Jay Z, të quajtur Roc Nation.


A post shared by GASHi (@gashi) on


No comments:

Post a Comment