Balerini Kledi Kadiu lidhi kurorë me partneren e tij franceze Charlotte Lazzari në një ceremoni madhështore në Itali, rreth dy muaj më parë. Pas dasmës, çifti u nis për një muaj të gjatë mjalti së bashku me vajzën e tyre në ishullin Formentera në Spanjë.
Mesa duket, pushimet kanë përfunduar, pasi në një postim në profilin e tij në “Instagram”, balerini shqiptar njofton se është rikthyer në Rimini të Italisë, aty ku banon me familjen e tij. Kledi ka prezantuar edhe një pjesë të shtëpisë për ndjekësit dhe duket përrallore.
Ai poston pamje nga ballkoni i shtëpisë, ku shfaqet pamja mahnitëse e detit me anijet e ankoruara në port. Sa me fat Kledi, çdo mëngjes zgjodhet me këtë pamje magjepsëse!
No comments:
Post a Comment