Bëhet nënë për herë të dytë! Erla Mëhilli publikon imazhin e parë të vogëlushit



Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli është bërë dje nënë për herë të dytë.



Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit të saj Erla ka zgjedhur ta jap vet nëpërmjet një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke buzëqeshur djali i saj i madh Alkidi, në krahë të bebit të sapolindur. Me sa duket ai është më i lumturi i familjes për ardhjen në jetë të vogëlushit.



Erla deri më tani nuk ka zbuluar asnjë detaj në lidhje me emrin e vogëlushit të porsa ardhur në jetë.

No comments:

Post a Comment