Autoriteti Kombëtar të Ushqimit ka bllokuar disa lokale në zonat bregdetare, që nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.
Dy subjekte janë identifikuar me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Miell i skaduar në vitin 2017, piper i skaduar në vitin 2016 dhe produkte qumështi si pana me datë të kaluar skadence janë sekuestruar.
Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
No comments:
Post a Comment