Këtë fundjavë pritet të mbahet nëj ndër ceremonitë më të bujshme të martesës së Ledion Liços me Sara Hoxhën.
Trashëgimtarja e Top Channel tashmë ka treguar se ndodhet në Itali, bashkë me motrën e saj Lori dhe sigurisht, familjen e saj.
Çifti nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me dasmën, por pak kohë më parë u përfol se ceremonia e martesë së Sarës dhe Ledionit do të mbahet në Como të Italisë në datën 11 gusht dhe do të pasohet nga një super festë në datën 12 gusht.
Të ftuarit e parë tashmë kanë mbërritur para ditës së shumëpritur. Moderatorja Albana Osmani ka publikuar nëj foto nga hoteli ku po qëndron në Como.
Këngëtaret Elvana Gjata dhe Era Istrefi ndodhen gjithashtu në Milano të Italisë, qytet shumë pranë vendit ku do të realizohet ceremonia.
Atena Pali, partnerja e moderatorit të njohur, Eno Popi, postoi gjithashtu dy ditë më parë në Instastory një video ku na tregon se ka mbërritur në Como të Italisë.
No comments:
Post a Comment