Detaje tronditëse nga masakra në Durrës: I ati e mbante, i biri e qëlloi 9 herë me thikë 20-vjeçarin



Pas një debati për  një “Pse më shikon”, të shtunën mbrëma në Durrës 3 persona sulmuan me thikë një 20-vjeçar duke tentuar ta vrasin atë.
I plagosuri me inicialet D.D për fat të mirë shpëtoi dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku bëri një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas njoftimi të policisë, 20-vjeçarin tentuan ta vrisnin Nikoll Përlleshi, 32-vjeç, Bibë Deda 48-vjeç dhe një 17-vjeçar më inicialte J.B.  Dy të parët u arrestuan në flagrancë nga policia, ndërsa 17-vjeçari është shpallur në kërkim.
Mirëpo një burim për “JOQ”, i cili ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes ka zbuluar detajet e krimit dhe faktin se 20-vjeçari u sulmua 9 herë me thikë nga 17-vjeçari, teksa mbahej nga babai i tij.
“Përshëndetje JOQ, doja të rrëfeja ngjarjen që ndodhi në Durrës dy net më parë. Kanë qenë 5 persona që janë zënë për arsyen “pse me sheh” dhe i kanë shku këtij 20 vjeçarit, ky i vetëm e kanë plagos 9 herë. Ai nga frika i gjuajti babait të 17-vjeçarit me dorezë. Një detaj: I ati i 17 vjeçarit e mbante i biri i gjuante.
17 vjeçari është i lirë dhe inicialet s’janë ato që kanë dalë. I ka J.Deda ai. Është i lirë dhe hyn ‘live’ ne Instagram. E kam parë vetë të gjithë ngjarjen”- ka shkruar burimi.

No comments:

Post a Comment