Dogji burrin dhe vjehrrën për dashnorin, përgjimet telefonike nxorrën zbuluar nusen



Në janarin e vitit që lamë pas, një ngjarje e rëndë në Vlorë tronditi mbarë opinionin publik, ku nënë e bir u dogjën në banesën e tyre.
73-vjeçarja Salike Hoxhallari dhe djali i saj, Olsi Hoxhallari, 43-vjeç, u dogjën në banesën e tyre nga nusja Hysnie Hoxhallari.
Vetëm nëpërmjet të përgjimeve telefonike policia arriti që të zbardhte krimin e  22 janarit.
“Report Tv” ka arritur të sigurojë një kopje të përgjimeve, ku Hajria pasi kishte vrarë burrin dhe vjehrrën diskutonte me të motrën se si të zhduket disa karta telefoni.
Hysnija; Ku ti lë unë këto moj qyqja?
G: Çfarë janë ato?
Hysnija: Ja me këto kapaçkat e numrave.
G: Po mirë moj hidhi.
Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ata, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o Zot do ti gjenë aty, hajde të bësh punë.
G: Po mirë unë i kam pasur.
Hysnija: Unë i kam pasur, po ti ç’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilaçet me çfarë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapaçkat.
Hysnija: Po ku t’i hedh më thuaj?
G: Lëri në banjë një herë.
Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flakë kur të iki andej këto letra.
Pikërisht kjo bisedë telefonike ku Hysnija kërkon të fshehë numrat e telefonit është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnie Hoxhallari është burgosur dhe sot ndodhet në qeli.

No comments:

Post a Comment