Fansja e pyet për mesazhin që japin skenat e nxehta të klipit, Enca e lë pa fjalë me përgjigjen e saj



Enca Haxhia publikoi ditën e djeshme këngën e saj të re “Rendez vous”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar, por nuk ka kaluar pa u komentuar për skenat e nxehta që përmban.



Enca shfaqet në këtë klip tepër provokuese, teksa me këmbët e ngritura lart derdh qumësht mbi trupin e saj. Një veprim ky që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale. Madje në një prej video-ve të shkëputura nga klipi që Enca ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një ndjekëse e saj e pyet me ironi se cili është mesazhi vleror i kësaj kënge.


A post shared by ENCA (@enca) on

Një pyetje shumë miqësore. Cili është mesazhi vleror që përcillni në këtë këngë? Më ndihmo që ta kuptoj.”, e pyet fansja.


Pas kësaj pyetje i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Encës, e cila e la fansen pa fjalë.
“Që t’a duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të bëhesh më pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të bëjë të kërcesh dhe të ndihesh ‘happy’ për 3 minuta? Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova.”, i përgjigjet Enca ndjekëses së saj.
 

No comments:

Post a Comment