Horoskopi ditor: e shtunë 11.08.2018



DASHI
Sot do jeni optimiste se gjithcka do shkoje mire ne lidhjen tuaj dashurore. Do jeni plot energji dhe do pergatisni edhe ndonje surprize per partnerin. Edhe per beqaret do jete nje dite pozitive. Ne pune nuk duhet te nxitoheni shume ne menyre qe te analizoni me kujdes cdo detaj para se te merrni vendimin perfundimtar lidhur me nje propozim qe ju eshte bere. 

DEMI
Do lindin disa mosmarreveshje sot ne cift por do behet shume zhurme per asgje. Ju thjesht doni qe t’ju dale e juaja. Kujdes, mos u beni kokeforte! Beqaret duhet te shohin me vemendje cdo mundesi qe ju del para. Ne pune gjithcka do shkoje si normalisht. Nuk duhet te shpenzoni shume sot. “Mos blini ato qe jane te dobishme, por ato qe jane te domosdoshme”. 

BINJAKËT
Jeta ne cift do ju jape shume kenaqesi. Marredhenia juaj do jete me e qete. E vetmja gje qe do ju shqetesoje eshte nje kritike e nje familjari. Ju beqare do keni nje takim te rendesishem. Planetet do ju bejne te pasigurte sot ne pune. Duhet te perpiqeni me shume per t’ia dale mbane. Kurajo, duhet te keni me shume besim tek vetja dhe tek e ardhmja. 

GAFORRJA
Me ne fund rete e zeza do te largohen nga qielli juaj i dashurise. Duke filluar qe sot jeta ne cift do ju jape shume kenaqesi. Zenkat e inatet do te harrohen. Ju beqare duhet t’i jepni nje mundesi per ta njohur dike qe ju ngacmon prej kohesh. Ne pune do ju duhet te flisni per nje publik te madh sot, por duhet te hiqni emocionet dhe te shpreheni sa me qarte. Do ja dilni! 

LUANI
Do jete nje dite shume e mire per ciftet. Do kuptoheni dhe do keni nje komunikim te mire me njeri tjetrin. Ata qe per gjithe kete kohe kane qene vetem, sot do kene fat te gjejne shpirtin binjak. Ne pune do ju jepen shume mundesi te mira dhe ju duhet te perfitoni per te zgjedhur ate qe ju pershtatet me shume dhe qe do ju rrite financat. Kujdes, mos beni shpenzime te tepruara. 

VIRGJËRESHA
Ne cift do te keni disa probleme te vogla. Ruani qetesine dhe flisni me shume me partnerin. Beqaret nuk do kene shume deshire per njohje te reja sot. Do bejne mire, nuk eshte dite me shume fat. Nga ana tjeter, ne profesion do jete nje dite mjaft e mire. Artistet dhe tregtaret do jene ata qe do kene me shume fat. Perfitoni sa me shume! 

PESHORJA
Edhe ju keni probleme ne jeten ne cift. Keni reaguar shume keq ndaj dickaje qe ju ka thene partneri. Impulsiviteti gjithmonë te nxjerr ne rruge te gabuar. Beqaret do kene disa takime, por e kane vete ne dore nese do fillojne nje histori me dike apo jo. Fati do ju ndihmoje ne ceshtjen e financave. Puna do vazhdoje si cdo dite, pa asgje te veçante. 

AKREPI
Nese mendoni se marredhenia ne cift eshte zbehur paksa, mundohuni te organizoni nje mbremje romantike dhe te flisni me shume me ate qe keni prane. Per beqaret do te kete ndryshime. Edhe ne pune do kete te reja te cilat do stabilizojne pozicionin tuaj. Do merrni persiper pergjegjesi te reja dhe do ja dilni mbane me sukses. 

SHIGJETARI
Ka ardhur koha te perforconi edhe me shume lidhjen tuaj. Do te merrni disa vendime te rendesishme. Ata qe jane vetem do kene nje takim dhe do mendojne shume per personin qe do takojne. Provokojini pak gjerat. Ne pune duhet te pergatiteni qe tani per nje projekt qe do ndermerrni me vone. Mendoni edhe per nje plan B per cdo rast. Duhet te jeni te matur! 

BRICJAPI
Dashuria dhe romanca do ju rrethojne sot. Do ti beni nje dhurate shume te bukur partnerit dhe atij do i pelqeje shume. Beqaret do kene ndryshime qe do i intrigojne mjaft. Perfitoni nga ky moment! Ne pune do jeni plot e perplot. Keni ide shume te mira por duhet t’i vini ne veprim. Mos u vononi shume, tani eshte momenti i duhur per te filluar projekte te reja. 

UJORI
Ju sot do keni nje dite shume te qete persa i perket dashurise. Do shkoni ne nje dreke familjare ne te cilen do te mesoni shume te reja. Degjoni cdo gje me shume kujdes. Nese jeni te lodhur nga puna, disa ore gjume do ju bejne mjaft mire. Me pas mund te filloni perseri dhe do arrini te gjitha objektivat. Mund te keni ndonje problem te vogel financiar. 

PESHQIT
Dashuria sot do shkoje mire. Nuk do kete asgje te re, por do jete dite e qete. Beqaret nga ana tjeter do kene disa takime. Duhet te keni me shume besim tek vetja dhe te tregoheni me te embel. Ne pune nuk duhet te veproni pa u menduar mire. Duhet te jeni me te duruar dhe te tregoni qe ju mund te perballoni cdo sfide qe ju del perpara. 

No comments:

Post a Comment