Kishin ardhur me pushime nga Italia, vriten 3 anëtarë të familjes, mes tyre vajza 13 vjeçe



Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës.
Portali “Pacensurë” njofton se ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, të Maqedonisë, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar për vdekje A.P. 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P. 49-vjeçare dhe vajzën e tyre 13-vjeçare.
Motivet deri më tani ende nuk dihen, ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
(Në foto A.P. dhe bashkëshortja e tij N.P.)

No comments:

Post a Comment