Vijojnë aksidentet me pasoja tragjike në vend.
Një tjetër përplasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Shkodër-Lezhë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.
Mësohet se makina është përplasur me një kamion rreth orës 02:20 të mëngjesit.
Sipas policisë aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Dajc në kufirin ndarës mes Shkodrës dhe Lezhës, në vendin e quajtur ‘”Ura e Dajçit”.
Kamioni me drejtues shtetasin E.B., 19 vjeç është përplasur me automjetin tip “Benz” me targa AA929FF.
Njëri prej viktimave është drejtuesi i mjetit “Benz” i identifikuar si Gentian Toma 36 vjeç. Gjithashtu i vdekur ka mbetur edhe shtetasi me iniciale Robert Ejlli, 25 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me Tomën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.
No comments:
Post a Comment