Moderatori i njohur Eno Popi tre muaj më parë u bë baba për herë të parë. Vajza e tij erdhi në jetë në SHBA, por Eno nuk ishte pranë partneres në ato momente emocionuese.
Vetëm një ditë më pas ai zbuloi se vajza e tij u pagëzua me emrin Liv, një emër tradicional skandinav që do të thotë “mbrojtje, përkrahje”. Mirëpo ajo që i mungoi publikut ishte një foto e vogëlushes së tij.
Vetëm ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instastory Eno na ka prezantuar për herë të parë me vogëlushen e tij.
Sikurse ndodh zakonisht me personazhet e famshëm, Eno nuk na ka zbuluar fytyrën e vajzës së tij, por vetëm duart e saj të vogla dhe sipër fotos ka shkruar 1, 2, 3, duke na treguar të gjithëve se sot ajo feston 3-mujorin e lindjes.
No comments:
Post a Comment