Benefitet e kafes i kemi përrmendur disa herë, por nëse akoma nuk i dini po j’ua themi prapë…
Kafja është e mirë për disa arsye, ndër të cilat: 1. Ju ndihmon të jetoni më gjatë… 2. Ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për diabet dhe sëfundmi një studim ka zbuluar se kafja mund t’jundihmojë të humbisni peshë.
Dhe mesa duket ka disa arsye për këtë.
Së pari, kafja mund të ndihmojë në rritjen e metabolizmit nga 3% në 11%. Pa i hyrë shumë shkencës, studimi thotë se kafeina e kthen yndyrën në energji.
Gjithashtu studimet kanë treguar se kafja ndihmon në uljen e oreksit, pasi përmban magnez dhe kalium, që inkurajojnë trupin të përdorë insulinën dhe të zvogëlojë dëshirat e sheqerit.
Pra, sa kafe keni nevojë të pini në ditë që të dobësoheni?
Hulumtimet tregojnë se katër gota të mëdha në ditë do t’ju ndihmojnë të hiqni rreth 150-200 kalori në ditë, për sa kohë mund t’i kombinoni me stërvitje dhe dietë të shëndetshme.
Në rastin më të mirë, duhet të pini gjysmën e orë para stërvitjes. Mos pini më shumë se sa mund të përballoni sepse tejkalimi mund të shkaktojë ankth ose probleme me zemrën.
No comments:
Post a Comment