Nga ambienti, tek veshja dhe lëvizjet: Klipi që po bën namin në Shqipëri qenka i kopjuar fije për pe!



Reperja Tayna prej disa muajsh është shndërruar në sensacion në industrinë muzikore shqiptare duke qenë se është ndër të vetmet artiste shqiptare që këndon këtë rrymë dhe këngët e saj “Columbiana” dhe “Shqipe” janë ndër hitet më të suksesshme të momentit.
Mirëpo teksa kënga “Shqipe” tingëllon tërësisht origjinale dhe pjesë e stilit të Tayna-s nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klipin. Së fundmi, “Prive.al” ka vënë në dukje se videoja ku Tayna shihet duke kërcyer e vetme në një dhomë hoteli të stilit barok, është e kopjuar deri në detaje nga një video e koreografes dhe trajneres së fitnesit hollivudiane Teyana Taylor, e njohur ndryshe si muza e Kanye West.
Taylor në muajin janar ka realizuar videon në fjalë për revistën “Vogue” ku shihet duke kërcyer dhe duke u stërvitur në suitën luksoze të hotelit “Waldorf Astoria” në New York, video që mesa duket duhet t’i ketë pëlqyer pamasë regjisorit të klipit të Tayna-s duke qenë se ka kopjuar jo vetëm lëvizjet e koreografes, por edhe veshjen dhe ambientin. Shihni dhe gjykoni!




No comments:

Post a Comment