Sezonit veror po i vjen fundi, çka do të thotë se është momenti që këngëtarët shqiptarë të nisin pushimet, pas koncerteve të realizuara gjatë tre muajve të verës, në çdo cep të Shqipërisë. Dhe e para këngëtare që është zhvendosur buzë detit me miqtë, është Ronela Hajati.
Si rrallëherë, 28-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe të saj, e veshur me rroba banje. Ajo pozon buzë rrugës e veshur me bikini të kuqe dhe shfaq plot krenari linjat e saj të kolme.
Menjëherë kanë vërshuar një lumë komentesh nga djem e vajza në profilin e saj, të cilët komplimentonin Ronelën se nuk ka zgjedhur të jetë kockë e lëkurë.
No comments:
Post a Comment