“Nuk më vjen neveri nga puçrrat!” Fifi merr vendimin drastik pasi e akuzojnë për “photoshop”



Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit, Fifi, së fundmi është akuzuar nga ndjekësit e saj se në fotot që poston në rrjetet sociale ajo po përdor “photoshop”. Një teknikë kjo që e përdorin pjesa më e madhe e personazheve të famshme për të mbuluar defektet e tyre dhe për t’u shfaqur sa më perfektë në sytë e publikut.



Mirëpo Fifi është irrituar nga këto akuza të ndjekësve të saj dhe ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në Instastory. Ajo është shprehur se i ka bërë dalje “photoshop”-it, dhe pikërisht këto akuza jo te drejta e kanë detyruar të marrë një vendim drastik.



“Nuk më vjen neveri nga puçrrat. ‘Photoshop’-it i kam bërë dalje. Përveç kësaj, çdo foto dhe video që kam hedhur është mbushur me komente të njerëzve pa dinjitet dhe pa kulturë. Që sot e tutje do i mbyll komentet”, shkruan Fifi në postimin e saj në Instastory dhe më pas i ka bllokuar komentet në fotot e saj.



No comments:

Post a Comment