Disa ditë më parë 44-vjeçari Artan Dedej nga Vora është arrestuar nga policia pasi u akuzua për përndjekjen e shoqes së bashkëshortes së saj.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin.
Mirëpo në dëshminë e dhënë para gjykatës Artani i ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar asnjëherë gruan që e ka denoncuar.
Ai ka thënë se takohej me të me dëshirën e saj. 44-vjeçari është shprehur se vetëm 10 ditët e fundit marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të mira për shkak të xhelozisë dhe ai e ka ofenduar në telefon, por asnjëherë nuk e ka kërcënuar apo dhunuar.
“Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në Polici. I thashë të shkonte”, është shprehur ai gjatë seancës gjyqësore.
Madje të njëjtën gjë ka pretenduar edhe avokati i tij mbrojtës, i cili ka kërkuar masë sigurie më të butë.
“Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesen dhe ditën e ngjarjes ka dashur ta sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendon akuza”, është shprehur avokati mbrojtës.
Këto deklarata nuk e kanë bindur gjykatësin dhe është vendosur që 44-vjeçari të qëndrojë në burg.
No comments:
Post a Comment