Më 11 gusht, Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë të organizuar buzë liqenit Como në Itali.
Normalisht, që të gjithë mezi prisnin të shihnin fustanin e bardhë të Sarës, por kurioziteti ishte i njëjtë për të parë edhe zgjedhjen e veshjes së motrës së saj, Lori Hoxha. Në foton e publikuar gjatë ceremonisë, Lori kishte guxuar të vishte një fustan me pelush në ngjyrë të bardhë.
Ndërsa një ditë më pas, publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto ku pozonte në shkallët e një hoteli luksoz e veshur me një kostum të kuq, tepër elegant.
Faqja në “Wear What” në “Instagram” ka zbuluar se kostumi i kuq mban firmën e Dolce & Gabannës dhe i përket koleksionit të meshkujve. Ai kushton plot 2.950 euro dhe duket se është qëndisur për trupin e Lorit.
Lori Hoxha ka zgjedhur t’i kombinojë me një palë këpucë Louboutin, që prekin shifrën e 725 $. Dhe si gjithmonë, ka arritur të godasë në shenjë me veshjen.
No comments:
Post a Comment