Producenti i njohur i Hollivudit kërkoi motrat e Ahmet Zogut për të luajtur në një film



Një producent i njohur i Hollivudit ka kërkuar në vitin 1938 që 3 motrat e Ahmet Zogut të luanin në një film.
Portali “Darsiani.com” shkruan se gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të mërkurën e 23 marsit 1938, telegramin e producentit të njohur, Samuel Goldwin, i cili dëshironte që motrat e Ahmet Zogut të luanin në filmin e tij “Graustark”.
Producenti kishte kërkuar autorizimin e mbretit të shqiptarëve dhe ky i fundit mendohet të ketë refuzuar asokohe.
Motrat e Mbretit Zog ishin në Amerikë në atë kohë dhe të frikësuara nga zhurmat e përhapura për to, ato refuzonin çdo intervistë.
Ato kishin ikur nga Nju Jorku për t’u strehuar te një mik i familjes së tyre, në Filadelfia.
Ja propozimi që u bëri firma nga Hollivudi :
Samuel Goldwin, drejtor i një firme të madhe në Hollivud, sapo ka dërguar telegramin e mëposhtëm tek ministri i Shqipërisë në Uashington :
“Dëshirojmë të diskutojmë me ju dhe princeshat mbretërore mundësinë për të marrë mendimin e tyre si eksperte për realizimin e “Graustark”, një film ku ngjarja zhvillohet në një mbretëri të vogël mitike të Evropës Qendrore.”
“Dëshirojmë gjithashtu të diskutojmë për mundësinë që princeshat të shfaqen vetë në filmin e personazheve mbretërore. Në rast marrëveshjeje, dëshirojmë të kemi autorizimin e mbretit Zog”.
 

No comments:

Post a Comment