Sherr me thika në Durrës! 3 persona sulmojnë një 20-vjeçar



Një debat i nisur mes një 17-vjeçari me inicialet J.B dhe një 20-vjeçari D.D ka përfunduar në një përplasje fizike mes tyre. Pas sherrit për një “Pse më shikon me inat?”, tre persona kanë sulmuar me thikë një 20-vjeçar duke tentuar ta vrasin atë.
Për fat të mirë 20-vjeçari ka shpëtuar dhe është dërguar në Spitalin e Durrësit, ku pasi ka kryer operacionin aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në sallën e reanimacionit.
Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja dy prej tyre janë arrestuar në flagrancë, Nikoll Përlleshi 31-vjeç dhe Bibë Deda 48-vjeç, të dy banues në Durrës.
Ndërsa personi i tretë, 17-vjeçari J.B është shpallur në kërkim.

No comments:

Post a Comment