U kthye në Kosovë pas 18 vitesh: Gashi zbulon dhuratën e veçantë të Ledri Vulës



Për herë të parë pas 18 vitesh, reperi Gashi shkeli në vendlindjen e tij dhe u rikthye në Kosovë. Ai ishte i ftuar nga “Sunny Hill Festival” dhe natën e dytë ndezi skenën me performancën e tij. Në një intervistë me “Edicioni Veror”, Gashi u shpreh shumë i lumtur për performancën  dhe super entuziast për mikpritjen e mikut të tij më të mirë, reperi Ledri Vula.


A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

 “Dua të falenderoj shumë Ledrin. Është hera e parë në Kosovë pas 18 vitesh dhe Ledri më ka qëndruar shumë pranë. Më gjeti super pishinë, më gjeti një makinë dhe më gjeti kurva.” – u shpreh reperi me origjinë shqiptare.



Gashi dhe Ledri Vula kanë përfunduar xhirimet e bashkëpunimit të parë muzikor, që pritet të publikohet  shumë shpejt.

No comments:

Post a Comment