U shfaq në gjykatë me sy të nxirë: Merret vendimi për Ridvan Zykajn pas masakrës së Selenicës



Rreth orës 11:00 të ditës së sotme mbërriti pranë Gjykatës së Vlorës, Ridvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës ku mbetën të vrarë 8 persona.



24-vjeçari, i cili tronditi mbarë opinionin shqiptar me krimin e tij të rëndë, u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në sallën e gjyqit ai qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur dhe në asnjë moment nuk iu përgjigj pyetjeve që i drejtoi trupi gjykues apo dhe gazetarët e pranishëm në sallë.
Ridvani u shfaq në gjykatë me sytë e nxirë dhe pavarësisht se nuk iu përgjigjej pyetje ai në asnjë moment nuk hezitonte t’i shikonte në sy të pranishmit.
Mësohet se ai nuk u shoqëruar në gjykatë nga asnjëri nga familjarët e tij, të cilët pas krimit u larguan edhe nga fshati.
Rastin e Ridvanit nuk ka dëshiruar që ta merrte përsipër asnjë prej avokatëve, dhe pasi u refuzua nga 15-të prej tyre më në fund u caktua avokati, Gentian Leka.

No comments:

Post a Comment