Zgjidhet misteri! Ja sa paguhet një modele për një shërbim fotografik në Shqipëri



Elena Lika ka vendosur të shkëputet nga modelingu dhe t’i përkushtohet fushës së gazetarisë, për të cilën ka përfunduar edhe studimet e larta. E ftuar në “Top Albania Radio”, modelja shqiptare tregoi se ka ardhur momenti që të nisë një kapitull të ri në jetën e saj profesionale.



 Bukuroshja rrëfeu detaje e këshilla për të gjitha vajzat e reja të cilat aspirojnë të bëhen modele. Sipas Elenës, kushtet si dhe pagesa e shërbimeve fotografike janë përmirësuar shumë në vitet e fundit.



“Pagesa më e ulët që kam marrë në fillimet e karrierës sime, ishte vetëm 5000 lekë të reja. Ndërsa shifra më e lartë që jam paguar është 1000 euro. Gjithsesi, modelet në Shqipëri paguhen më tepër se kaq ditët e sotme.” – përfundoi Elena Lika, e cila ka punuar rreth 8 vite si modele.



No comments:

Post a Comment