Tayna thumbon koleget dhe i vë vetes emrin e çuditshëm



Tayna është reperja më e përfolur e momentit në vendin tonë dhe mesa duket ka ndërmend të vazhdojë të jetë. Ajo sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Doruntina” që po rezulton mjaft e suksesshme.



E njohur për diss-et e saj nga kolegëve femra e meshkuj Tayna tashmë ka një njoftim të ri për konkurentet e saj në muzikë që e quajnë “mami”.
Në postimin e fundit në Instagram reperja shkruan: “Mami u bë bajat, po e përdorin të gjithë,prej këtij momenti më thirr njerkë… Sepse unë të marr karrierën dhe burrin… Cili është hapi i radhës mami?
Tayna më herët ka pasur një konflikt me Fifin, e cila i tha se nuk mund ta quante veten mbret e as mbretëreshë e muzikës hip-hop sepse të tjerë janë para saj. Gjithashtu është përfolur se edhe me reperen Rina kanë shkëmbyer diss-e.

No comments:

Post a Comment