Adoleshentja nxjerr veten në shitje: kërkoni ç’të doni, më duhen para



Cao Mengyuan e rritur në familje mesatare, ka shkruar se nuk mund të grumbullojë para të mjaftueshme për të kuruar kancerin e së ëmës. Kështu që ka treguar se e ka ‘nxjerrë veten në shitje’.
Ajo ka shkruar se operacioni kërkon 41 mijë paund. Ajo po kërkon ‘blerësin’ me shumën më të madhe. Ai më pas do të mund të vendosë së çfarë do të kërkoj në këmbim prej saj.
Burime pranë ‘MailOline’ kanë treguar se një adoleshentja ka pranuar një ‘ofertë bujare’ . Ajo ka grumbulluar të tëra paratë por s’është bërë e ditur se çfarë do të kërkojë personi anonim nga Cao.
E ëma e saj është diagnostifikuar me kancer të lëkurës dhe mjekët kanë thënë se operacioni është rrugëdalja e vetme për të shpëtuar.
Postimi është shpërndarë me mijëra herë dhe ka marrë komente ku shumica kishin shprehur përkrahjen për të.
Nëna e Caos është shtruar në spital dhe pritet t’i nënshtrohet operacionit në muajt në vazhdim.

No comments:

Post a Comment