Aktorja 51-vjeçare i mahnit të gjithë, ja cili është sekreti i bukurisë



Nicole Kidman është një ndër aktoret më të njohura dhe të preferuara në mbarë botën. Pavarësisht se ka kaluar të 50-at Nicole gjithmonë është shfaqur në formë perfekte fizike dhe fansat e kanë adhuruar për këtë gjë. Por duket se aktorja është një bukuri natyrale dhe këtë e ka vërtetuar më së miri nëpërmjet një fotografie të publikuar në ‘Instagram’. 51-vjeçarja ka postuar një foto në të cilën shfaqet me një ‘make up’ shumë të thjeshtë gati të padallueshëm dhe fytyra e saj duket shumë e freskët.



Fansat nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë për ‘look’-un e saj aq natyral. Në fakt duket se pas bukurisë së aktores ka një sekret, që të gjitha femrat duhet ta mësojnë dhe ta kenë parasysh. Kohë më parë Nicole ka treguar se gjithmonë ka përdorur krem për t’u mbrojtur nga dielli. Dielli shkakton shumë probleme në lëkurë, duke filluar nga aknet, shenjat e zeza dhe rrudhat, prandaj është shumë i rëndësishëm përdorimi i një kremi. 

No comments:

Post a Comment