Artan Lame zbulon sekretin e shqiptarëve: Ky është problemi më i madh që kemi



Mbrëmjen e kaluar në “Top Channel” startoi emisioni më i ri “Soiree”. Ky projekt riktheu fuqishëm në ekranin e “Top Channel” moderatoren Jonida Shehu, e cila na kishte munguar prej kohësh. Emri i emisionit vjen nga frëngjishtja dhe shkon shumë përshtat me tematikën e tij. Një mbrëmje mes miqsh, me muzikë të mirë dhe biseda cilësore. Pikërisht kështu ishte edhe puntata e parë e cila startoi në orën 22:00 dhe vazhdoi deri afër mesnatës. Të ftuarit e parë në “Soiree” ishin personazhe të njohur të ekranit si, Rovena Dilo, Armand Peza, Artan Lame dhe Leonard Solis. Të veshur plot klas dhe gotat e verës në duar ata na dhuruan një mbrëmje të ngrohtë që të kujton takimet pariziene. Përgjatë bisedës drejtori i aluiznit, Artan Lame tregoi një sekret për popullin shqiptare, teksa u shpreh se problemi më i madh i për ta është kur ata kanë letra.
“Problemi më i madh në Shqipëri është kur ke letra. Ai që nuk ka letra është rehat dhe thotë unë jam këtu, kam ndërtuar pa leje, kam nxjerrë këtë tokën dhe ma legalizoni. Në atë moment ne shkojmë e matim dhe i japim tapinë dhe e gëzon. Problem i madh është kur vjen dikush dhe thotë unë kam letra. Aty fillon e merr veten më qafë, pasi askush nuk i ka letrat e plota. Ne i themi shko tek institucioni merri, më pas ai institucion e çon tek një tjetër dhe asnjëherë nuk i plotëson. Nëse shikon njerëz të çoroditur nëpër Tiranë janë ata që kanë letra. Ata që nuk kanë janë rehat dhe kjo nuk ndodh vetëm me çështjen e pronave. Kjo ndodh edhe me lokalet, tatimet nuk shkojnë tek ai që s’ka letra fare, por atje ku ka letra sepse duan ta kapin në gabim”, u shpreh Lame.



No comments:

Post a Comment