E diela i kushtohet pasioneve, Arbana pranë natyrës duke gatuar



Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe shumë e ndjekur edhe në rrjete sociale. Siç edhe mund ta keni vënë re, e diela për të shpesh i dedikohet familjes dhe natyrës, si e vetmja ditë pushimi dhe qetësie, larg angazhimeve dhe televizionit. Këtë javë Arbana ka zgjedhur të qëndrojë pranë dy pasioneve më të mëdha për të, gatimit dhe sërish natyrës. Me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar se dreka e kësaj të diele ka në menu mishin në zgarë dhe destinacion ajrin e pastër.



Një arratisje e vogël, me njerëzit më të dashur dhe ushqim të mirë është gjithçka i duhet një dite pushimi.

No comments:

Post a Comment