Hap pas hapi: Çfarë ndodhi brenda lokalit në ish-Bllok dhe si u kthye Elvana për të dashurin



Sherri që degjeneroi në një vrasje dhe dy plagosje në lokalin në ish-Bllok, kishte për protagonistë dy grupe, siç kanë bërë të ditur burime të “Balkanweb”.
Në njërën anë ndodheshin Ervis Martinaj, Eljon Hate dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.
Situata në lokal mes palëve ka qenë e qetë për disa minuta dhe nuk ka pasur komunikim mes tyre. Trazirat kanë nisur rreth orës 21:30, kur në lokal shkoi Fabian Gaxha, truproja i Ervis Martinajt. Sapo e ka parë, Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që Gaxha i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të showbizit. Burime pranë hetimit kanë bërë të ditur për “Balkanweb” se dyshohet se ngacmimi ndaj këngëtares është përdorur thjesht is pretekst, pasi të dyja palët kanë pasur konflikte të mëparshme.
Duke parandjerë se gjakrat do të nxeheshin, pronari i lokalit Redi Popescu i kërkoi Elvanës të largohet.
Pronari i lokalit, Redi Popesku
Ajo e ndoqi këshillën e tij, por pak minuta më pas u kthye për t’i kërkuar të dashurit të largohet. Burimet thonë se ajo nuk hyri më në ambientet e brendshme të lokalit dhe pas largimit për herë të dytë, konflikti u ashpërsua.
Kur Fabiani u afrua nisi konfrontimi fizik. Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë dhe më pas, në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate. Në këtë moment ka nisur dhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve.
Në këto çaste Meviol Bilo, një komando ushtrie që përflitet të jetë truprojë i Elvana Gjatës, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhën dhe duke plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haten.  Bilo njihet si eksperti i përdorimit të armëve të zjarrit dhe si një nga qitësit më të mirë në ushtri.
Viktima, Fabian Gaxha
Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e Bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes, me të marrë sinjalizim.
Ne vendngjarje u dhetën 11 gëzhoja, armë zjarri tip “Glock”, 10 000 euro, aparate celularë dhe 3 automjete. Pak pas krimit policia gjeti edhe një motor në zonën e Kopshtit Botanik që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë hetimet me sekuestrimin e kamerave.

No comments:

Post a Comment