![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhwzlliAoA98xpV-a_jQCF1VWCXu4c4xh_bBnPOay4mnV_wQoJE4jfZIj4ayQLXumQoz1b8dxLVoKHlwhjyqJ6ymwHybiFf8F0B5Abl6oQNGufGylneAiPiP2nXkVyWI27AiTJ53ly_uOA/s640/gjiko-600x333.jpg)
Kënga e Gjikos në bashkëpunim me Skerdin, ‘Si Bugatti’, ishte një nga hitet e kësaj vere. Por ndryshe nga herët e tjera, përveç këngës, shumë bujë pati edhe kërcimi i veçantë i Gjikos në videoklip. Madje kërcimi i tij u bë viral në rrjete sociale dhe u kthye në një lloj sfide mes njerëzve se kush e realizon më mirë.
Të gjithë menduan se ky ishte një kërcim i ideuar nga Gjiko, por në fakt duket se këngëtari është frymëzuar nga dikush tjetër. Blogeri Olti Curri ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkëputur nga videoklipi i këngës ‘Rock’ të reperit amerikan Plies. Në video reperi shihet duke kërcyer njësoj si Gjiko, por me një ritëm më të ngadaltë. Plies e ka publikuar këngën e tij në dhjetor të 2017-ës, ndërsa këngëtari shqiptar në gusht të 2018-ës. Pavarësisht se mes tyre ka një ngjashmëri kaq të madhe, e rëndësishme është që kënga dhe kërcimi i Gjikos korrën një sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri.
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiwzjDm82T_ZkKMPLD6CHdmtGb32gD2Shj3dE7JgrXwOBzNMWzcTp1DTo4Aji0Zs-h2FACHzJh6AbHgjK9wG2yWENOcxI0-oo7gj1JqCPvKT_bY5-HYKj8XYgFX2aErglPzrX2tlFp5NcU/s640/43509301_712571755783943_8238271723594579968_n-e1539111526697.png)
No comments:
Post a Comment