Nga timoni i makinës, Xhisiela reagon për sulmin me tritol: “I kërkova mbrojtje familjarit të Rexhepit”



Xhisiela Maloku ka qenë e pranishme në shtëpinë e gjyshit kur disa persona të panjohur kanë hedhur tritol në të mbrëmjen e djeshme.
Vajza që tronditi politikën, pasi denoncoi të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djalin e deputetit të PS-së për dhunë ndaj saj, dhe më pas u tërhoq nga ky denoncim, ka folur sot për gazetarët fill pasi në shtëpinë e gjyshit të saj u vendos tritol.
Nga timoni i një makine dhe me syze dielli, ajo u shpreh se i kishte kërkuar njërit prej familjarëve të Rexhepit që t’i qëndronte pranë sot, pasi vetëm me të ndjehet e sigurt.
“Me Rexhepin nuk kam komunikime, jam sqaruar me të. Kam komunikuar me familjarët e tij. Sot i kam kërkuar të më qëndrojë pranë një familjarët e tij se vetëm aty ndjehem e sigurtë. Unë do të jem në shoqërinë e tij, le të thonë çfarë të duan”.
Sa i përket eksplozivit, Xhisiela dhe se ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi dhe ndihet “e rrezikuar”.
“Isha në shtëpi kur u hodh eksplozivi. U tremba, po tani nuk do trembem se gjithcka bëhet që unë të kërkoj azil e të akuzoj njerëz të ndershëm por jo unë nuk do largohem. Tani jam e rrezikuar nga opozita”, tha 25-vjeçarja.
“Newsbomb.al” mëson se 25 vjeçarja do të japë dëshminë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur, pasi mbrëmë pranë banesës së dajës dhe gjyshit të saj u shpërthye eksploziv.



No comments:

Post a Comment