Parashikimi i shkencëtarit: Të pasurit mund të krijojnë racën supernjerëzore



Një përmbledhje e eseve të botuara së fundimi nga shkencëtari Stephen Hawking para vdekjes zbulojnë se ai besonte se njerëzit e pasur mund të krijojnë një racë të re “supernjerëzore” duke përpunuar ADN-në e fëmijëve të tyre.
Hawking, i cili vdiq në mars të këtij viti shkruan se ai është i sigurt se zbulimi i madh i inxhinerisë gjenetike do të lejojë njerëzit të krijojnë një race superhumane brenda këtij shekulli.
“Unë jam i sigurt-shkruan ai- se gjatë këtij shekulli njerëzit do të zbulojnë sesi të modifikojnë inteligjencën bashkë me instiktet”.
Ligjet ndoshta do të kalojnë kundër inxhinierisë gjenetike me njerëzit. Por disa njerëz nuk do të jenë në gjendje t’i rezitojnë tundimit për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, të tilla si kujtesa, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe jetëgjatësisë.
Fizikanti shtoi se shfaqja e një race superiore do të sjellë së shpejti “njerez të papërdorshëm”, që ai supozon se përfundimisht do të zhduken ose do të bëhen të parëndësishëm.
Ai gjithashtu paralajmëroi se “sapo të shfaqen këta njerëz supër të fuqishëm do të ketë probleme të rëndësishme politike me njerëzit e papërdorshëm, të cilët nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë.
Parashikimi i tij i tmerrshëm vazhdon edhe me tej, duke thënë se ata që tejkalojnë racën e zhvillimit njerëzor ose do të vdesin ose do të bëhen të parëndësishëm.

No comments:

Post a Comment