Pas lajmit për sulm me maska, gjendjen e Faton Shoshit e zbulon Anxhelina



Faton Shoshi, i njohur ndryshe si menaxheri i VIP-ave, u bë pjesë e mediave sot pasi dolën fjalë për një sulm nga disa persona me maska mbrëmjen e kaluar. Sipas ‘Lajmi.net’ personat në fjalë u arrestuan dhe Fatoni u dërgua në spital. Por gjendja e menaxherit duket se është shumë e mirë në momentin që flasim. Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar një foto të tij teksa darkojnë dhe shkruan më shaka: “Shoshi në gjendje të rëndë shëndetësore”. Epo kjo i sqaron të gjitha, Fatoni nuk ka asnjë gërvishtje nga sulmi në fjalë.



No comments:

Post a Comment