Raporti nuse-vjehrrë, Elita dhe nëna e Gjikos marrëdhënie të shkëlqyer



Elita Rudi dhe reperi Gjiko disa javë më parë i dhanë fund beqarisë. Ata të dy kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me familjet e njëri-tjetrit. Shpesh kemi parë Gjikon të postojë fotografi me mbesën e Elitës, duke e cilësuar njësoj si mbesën e tij. Ndërsa Elita ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi përkrah nënës së partnerit të saj, Lirie Gjikolli. Moderatorja tashmë është nusja e shtëpisë dhe duket se ka shoqëruar familjarët e Gjikos në një dasmë. Në foto ajo shfaqet shumë e lumtur me nënën e Gjikos, të cilën e quan “Nano”.



Kujtojmë se në media përflitet prej kohësh se Elita është në pritje të ëmbël, megjithatë as ajo dhe as reperi nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

No comments:

Post a Comment