![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhJMWFf9Pq0P8TtMuKjSl09vUDDu7G5tnylDsoznDEU_TVjh_5j5x9iIctvZKVvDAmX_Ofb2pPL-A6ilKrzTTlfCIuPlOTjrWELo0LfJq6Eq-O97ORCXpCT4ArQJLsfyI8An83t_KUBN2o/s640/KEKU-696x584.jpg)
Torta mbetet e lagësht dhe duket sikur është me sherbet. Është mirë të konsumohet e ftohtë nga frigoriferi.
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:
8 mollë Renette ose ato që keni në shtëpi
3 kokrra vezë
150 ml qumësht
110 g miell
90 g sheqer
30 g gjalpë i tretur, i vakët
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
1 bustinë vanilje
3 kokrra vezë
150 ml qumësht
110 g miell
90 g sheqer
30 g gjalpë i tretur, i vakët
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
1 bustinë vanilje
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Mollët e qëruara, i presim në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ose me thikë.
2. Me rrahësen e vezëve me dorë, përziejmë vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë. Pastaj shtojmë gjalpin, vaniljen, qumështin dhe së fundi, miellin dhe sodën me sitë. Pas kësaj, shtojmë mollët dhe i përziejmë me lugë druri.
Masën e përftuar e hedhim në tavën e lyer me gjalpë dhe miell dhe e pjekim për rreth 35 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e heqim nga tava me shumë kujdes.
No comments:
Post a Comment