![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg7iyLh2VZSFF_fumRuISfm9lGCY4SXG5pY1wZh_RIGGsSbu3keGkFzoozSFge9-BfJxauKS2wnx2JSwk2IVuXPaxGmJ6Rw2kZaj8QRaKS2fDtqfHOg7B0U09TB_mPCXSmAhYS3cwpkiFg/s640/640-0-5bbf4cae30f02.jpg)
Koha më e mirë për të shtyrë gjatë kohës së lindjes, ka qenë gjithnjë në qendër të diskutimeve. Disa mendonin se e mira është që nënat e reja të presin dhimbjet e lindjes e më pas të shtyjnë që bebi të dalë, e ndërsa të tjerë të kundërtën.
Së fundmi, studimet e reja kanë dalë në konkluzionin se të stimulosh duke shtyrë që herët, ndihmon gratë të mos kenë hemorragji dhe minimizon rrezikun e infeksioneve.
Nga eksperimenti i kryer, u pa se gratë që po shtynin sapo nisën dhimbjet e lindjes, vuanin më shumë nga infeksioni më shumë krahasuar me ato që e përgatitën këtë proçes shumë më herët.
Përveç kësaj, shtyrjet e menjëherëshme i bëjnë gratë të përjetojnë dhimbje si të një ‘lindjeje të dytë’ për gati 30 minuta.
Kjo nënkupton se nëse gratë fillojnë të stimulojnë duke shtyrë para se dhimjet e lindjes të nisin, lindja është më e lehtë dhe nëna do ta ketë edhe më në kontroll situatën.
No comments:
Post a Comment