Tirana si Dubai: Një tjetër kullë 12 katëshe do të ndërtohet në qendër të kryeqytetit



Një tjetër godinë e lartë, plot 12 kate do të ndërtohet në qendër të Tiranës, ndërmjet ish-Hotel Dajtit dhe Katedrales Katolike.



Projekti i cilësuar “MET Building Tirana” është finalizuar nga studioja italine e arkitekturës “Architects Mario Cucinella” dhe u prezantua këto ditë nga Portali i Ndërtuesve në Tiranë, shkruan “Monitor”. Godina do të jetë e disponueshme për banesa luksi dhe hapësira tregtare në kryeqytet.



Ndërkohë një seri objektesh të tjera luksi janë në proces ndërtimi. Pas disa kohësh pezullimi, punimet kanë nisur për objektin 20 katësh në afërsi të qendrës përballë kishës ortodokse, e cilësuar “Tirana Forever Green”. Objekti tani një karabina zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe do të ketë 20 kate, në të cilat katër nëntokë.



Gjithashtu kompania “Edil Al” ka nisur përgatitjet për ndërtimin e “Syve të Tiranës” në qendër. “Eyes of Tirana” është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë. Të dhënat nga projekti bëjnë me dije se propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të përmbajnë apartamente, zyra dhe dyqane që arrijnë në total në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit.



Punimet kanë nisur edhe për projektit më të madh deri më tani Down Town Albania, tek ish-parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate, me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2912 m2 të kateve të para, do të shërbejnë si hapësira komerciale.



No comments:

Post a Comment