“Unë nuk prishem kurrë”/ Habit artisti shqiptar



Artisti i ri Ergys Krisiko ka zgjedhur të provokojë në një mënyrë mjaft origjinale në lidhje me të shkuarën e shqiptarëve. Konkretiksht në lidhje me ish-sistemin diktatorial që kaloi Shqipëria.
Në afërsi të Akademisë së Arteve në Tirana është vendosur një instalacion, të cilin artisti e ka quajtur “Unë nuk prishem kurrë”, Instalacioni “Unë nuk prishem kurrë” është një përpjekje për të rickliuar në mënyrë post-moderne dhe konceptuale një nga aspektet më identifikuese të historisë së Shqipërisë gjatë fundit të shek.XX vitet 1970 – 1980-të, kur, përfshirë nga një mani paranoie dhe frike, diktatori Enver Hoxha urdhëroi ndërtimin e dhjetëra mijëra bunkerëve ushtarakë nga frika e një sulmi të mundshëm nga agresorë të huaj.
Bunkerët kurrë nuk u testuan në luftë dhe, pas rënies së komunizmit, mbetën si një relike ideologjike të një periudhe të pashoqe. Instalacioni shtron pyejtjen se çfarë do të bëhet me këto rrënoja të reja arkeologjike, të cilat janë të shpërndara kudo nëpër Shqipëri. Fotot që po ju sjellim më poshtë janë marrë nga rrjetet sociale të artistit, Ilir Kaso.



No comments:

Post a Comment