Arjola Shehu u la jashtë “TV Klan”? Moderatorja kapet mat në ambientet e një televizioni tjetër



Ndërkohë që na ndajnë edhe vetëm pak ditë nga nisja e sezonit të ri televiziv, “Tv Klan” tashmë ka publikuar promon e programeve. Në sy ka rënë mungesa e moderatoreve të njohura, Nevina Shtylla, Marina Vjollca dhe Arjola Shehu.



Megjithëse Nevina dhe Arjola kanë deklaruar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e “Tv Klan”, ato nuk duken asgjëkund në promon e programeve që do të na shoqërojnë në ekranin e “Tv Klan” gjatë këtij sezoni.



Me sa duket Arjola është lënë jashtë “Tv Klan” dhe burime për “revistawho.com” kanë bërë me dije se ditën e djeshme ajo është parë në ambientet e “Top Channel”.
Ende nuk dihet nëse Arjola ka arritur të nënshkruajë një kontratë me “Top Channel”, por me shumë mundësi sezonin e ri televiziv do ta shohim në këtë ekran.

No comments:

Post a Comment