Frika më e madhe, projektet e reja dhe Tiani: Tuna rrëfen gjithçka që nuk dinim rreth saj



Pas dy vitesh mungesë në tregun muzikor shqiptar Tuna u rikthyer me këngën me titull “Chonga”, e cila është mirëpritur jashtëzakonisht shumë mirë nga publiku shqiptar.



Tuna u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar rritjes së djalit, Tianit, por me sa duket ka ndërmend të rikthehet fuqishëm. Në një komunikim me fansat e saj në Instagram nëpërmjet opsionit pyetje-përgjigje Tuna na ka lënë të kuptojmë se shumë shpejt do të sjellë për publikun shqiptar edhe një këngë tjetër të re, e cila me shumë mundësi do të jetë baladë.



Gjithashtu Tuna e pyetur nga fansat e saj se kur do t’iu rikthehet koncerteve, ka thënë se sapo të rritet edhe pak Tiani.
“Sa të rritet edhe pak Tian që me marr si ‘back vokal”, ishte përgjigja e Tunës.
 

Në këtë bashkëpunim me fansat Tuna është pyetur edhe se cila është gjëja që e acaron më shumë në botën artistike.
“Wannabe kllikat”, është përgjigja e Tunës duke iu referuar grupeve të mëdha ku përshihen artistët dhe mbështetësit e tyre.


Këngëtarja e njohur nuk ka ngurruar të zbulojë për ndjekësit e saj edhe frikën e saj më të madhe.
“Vetëm fundi i botës, vetëm aty i ngrej duart lartë dhe flamurin e bardhë”, i është përgjigjur këngëtarja fansit, i cili e pyet se cila është frika më e madhe e saj.
 

No comments:

Post a Comment