U tha shokëve se ishte homoseksual, 9-vjeçari vret veten pasi e tallnin



Kolorado/Një djalë 9-vjeçar ka vrarë veten pasi për katër ditë me radhë është tallur dhe ngacmuar nga shokët në shkollë, pasi u tha se ishte homoseksual.
Leia Pierce tha për KDVR-TV se djali i saj Jamel Myles i tregoi asaj gjatë verës se ishte homoseksual.
Ajo tha se Jameli donte të shkonte në shkollë dhe t’u tregonte shokëve të klasës sepse ishte “krenar” që ishte homoseksual.
Shkollat ​​Publike në Denver, kanë vënë disa këshilltarë në dispozicion të nxënësve në shkollën fillore të Jamel.
Policia e Denver po heton vetëvrasjen si një pistë për vdekjen e vogëlushit. .
Trupi i Jamel u gjet në shtëpinë e tij të enjten. ij. Sipas nënës të djalit, pak para se të bënte vetëvrasje, ai i kishte treguar motrës më të madhe se nxënësit në shkollë i kishin thënë të mbyste veten pasi u tregoi që ishte homoseksual.

No comments:

Post a Comment