Dua Lipa pozon me rroba banje dhe i dashuri i saj nuk përmbahet dot nëpër komente



Dua Lipa sapo përfundoi festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, u nis drejt Hungarisë ku performoi  me sukses për më shumë se 75 mijë njerëz. Tanimë avioni privat i Dua-s është ndalur në Turqi, pikërisht në Antalia për disa momente relaksi së bashku me të dashurin Isaac Carew  dhe miqtë e ngushtë.

 Në një video të shkurtër të postuar në “Instagram”, Dua shfaqet në pishinë, e veshur me rroba banje me printe leopardi, ku nuk fshihen aspak format e saj perfekte. Dua shndërrohet në një sirenë, teksa nis të notojë në brendësi të pishinës.


A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 Dhe krahas videos, këngëtarja e hitit “New Rules” shkruan se kërkon vëmëndjen e fansave për ta klikuar atë.



Mirëpo duket se fansi i saj më i madh është i dashuri i saj Isaac Carew, i cili komenton disa herë në video, madje e ndau me krenari edhe në “Insta Story-n” e tij ku shprehej plot krenari për asetet e të dashurës.



“Klikoj… Klikoj… Klikojjj… Më duket se “mouse” im u thye” – komenton i dashuri i saj Isaac Carew, i cili e shoqëroi Dua-n edhe në Kosovë.

No comments:

Post a Comment