Vajza e Dritan Priftit publikon videon emocionuese dhe përlot me dedikimin për të atin



Ish-ministri i Energjitikës dhe deputeti i LSI, Dritan Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë në gjak.



Prifti ishte baba për katër fëmijë, 3 djemtë si dhe vogëlushen Livia. Kjo e fundit, është shumë aktive në rrjetet sociale, pasi pozon edhe përpara aparatit si modele profesioniste.


Ditën e sotme, Livia ka ndarë në rrjetet sociale një video të hershme, ku shfaqet së bashku me dy vëllezërit dhe të atin, duke kënduar këngën “Someone like you”.




 “Një herë e një kohë me babin, David dhe Ted. Sa shumë më mungon ba” – shkruan Livia krahas videos së postuar.

No comments:

Post a Comment