Dy ditë pas sjelljes në jetë të djalit, Adelina Tahiri feston me këngë e valle mes miqsh (FOTO)



Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Serjozha Markov në datën 27 gusht u bënë prindër për herë të parë. Adelina solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Jon.


A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

 Ardhja në jetë e Jonit ka qenë një gëzim i madh, jo vetëm për çiftin e njohur, por edhe për familjarët e tyre. Nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj në Instagram Adelina na ka treguar se vetëm 2 ditë pas ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre, e gjithë familja ka festuar me këngë dhe valle.
“Duke festuar për princin e vogël”, shkruan Adelina krahas fotove.
 

Nga komentet që kanë lënë miqtë e Adelinës kuptohet se festa është organizuar në Shkup. Një festë me ngjyrime tipike shqiptare dhe që me sa duket ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.



Kujtojmë që këngëtarja 26-vjeçare para lindjes bëri  edhe“Baby Shower”-in e djalit me miqtë dhe familjarët e saj.



No comments:

Post a Comment