Do të çuditeni: Ja sa shqiptarë mbi 25 vjeç nuk dinë asnjë gjuhë të huaj



Pavarësisht se jemi në epokën e teknologjisë, rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Nga anketat e realizuara nga INSTAT, mbi njohuritë për gjuhët e huaja në moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017, rezultatet treguan që: 388 mijë shqiptarë zotërojnë një gjuhë të huaj; 163 mijë zotërojnë dy gjuhë; 47 mijë shqiptare njohin më shumë se tre gjuhë të huaja.
Anketa tregon se meshkujt kanë më shumë aftësi se femrat. Nga totali i popullsisë mbi 25 vjeç që zotërojnë gjuhë të huaj, 57% janë meshkuj dhe 47% janë femra.
Nga totali i të rriturve që zotërojnë një gjuhë të huaj, 19% e tyre janë me arsim të ulët, 35.6% e tyre janë me arsim të mesëm dhe 39% e tyre me arsim të lartë.
Më shumë se gjysma e të rriturve me arsim të lartë zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj.
Shqiptarët kanë një histori të vonë me mësimin e gjuhëve të huaja në shkolla e programe të posaçme. Më herët para çlirimit gjuhët e huaja janë mësuar në mënyrë autodidakte, ndërsa pas luftë në vitet ’50 u hap një katedra e parë në vend dedikuar rusishtes.

No comments:

Post a Comment