Është apo jo çift? Beatrix Ramosaj reagon pasi iu zbulua lidhja me reperin shqiptar



Një ditë më parë burime për “iconstyle.al” treguan se, vera e 2018-s e gjeti çift këngëtaren Beatrix Ramosaj, pasi dyshohet se është në një lidhje me reperin e njohur Escobars.



Burime për “iconstyle.al” konfirmuan se Beatrix dhe Escobars mund të jenë lidhur gjatë muajve të kësaj vere, duke i dhënë vnjëri-tjetrit një shans për të qenë më shumë sesa thjesht miq.



Pavarësisht se reperi jeton në Londër, ai vendosi që ditët e verës t’i kalonte në Shqipëri, nën shoqërinë e Beatrix.



Kjo e fundit vendosi që të reagonte mbrëmjen e së mërkurës, përmes një postimi në “InstaStory”, duke hedhur poshtë informacionet e dhëna nga burime të afërta të saj për “iconstyle.al”.
“Ndryshova statusin tim nga “beqare” te “akoma beqare”, ndërsa në hashtag këngëtarja shkruante “sa për informacionin tuaj”.
 
Në këtë mënyrë Beatrix Ramosaj do që të tregojë se mes tyre ka vetëm miqësi, por postimet e reperit  tregojnë të kundërtën.



No comments:

Post a Comment