E paskemi ditur gabim gjithë kohës: Ky “superushqim” qenka helm për organizmin tonë



Një profesor nga Universiteti i Harvardit ka vënë në dyshim përfitimet e supozuara shëndetësore nga vaji i kokosit duke pretenduar se ai është një helm për organizmin tonë.
Dr Karin Michels, profesor në Harvard dhe drejtor i Institutit për Parandalimin dhe Epidemiologjinë e Tumoreve në Universitetin e Friburgut, gjatë një fjalimi deklaroi se vaji i kokosit është “një nga ushqimet më të këqija që mund të hamë” për shkak të efektit dëmtues që acidet yndyrore të ngopura të tij, mund të kenë në trupin tonë.
Kjo bie ndesh me të gjitha gjërat që dimë se vaji i kokosit është i mirë për shëndetin tonë dhe madje është quajtur më parë si një “superushqim” që mund të përdoret në kuzhinë si një komponent i çdo vakti.
Vitin e kaluar, Shoqata Amerikane e Zemrës përditësoi udhëzimet e saj në lidhje me acidet yndyrore të ngopura që gjenden në vajin e kokosit, duke këshilluar që njerëzit të zëvendësojnë yndyrnat e ngopura në dietat e tyre me yndyra të pangopura, në mënyrë që të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Sipas Dr Michels, konsumimi i vajit të kokosit është shumë më i dëmshëm se dhjami, pasi vaji i kokosit përbëhet kryesisht nga acide yndyrore të ngopura.
NHS (National Health Service) deklaron se ushqimet që përmbajnë acide yndyrore të ngopura mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes koronare të zemrës, për shkak të rritjes së sasisë së kolesterolit të keq në gjakun tonë.

No comments:

Post a Comment