Një aksident i rëndë në aksin Levan-Fier i mori jetën sot një gruaje shtatzënë, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.
“Panorama” shkruan se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit me të cilën udhëtonte viktima, Majlinda Troka, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet që u përplasën.
Bëhet me dije se mjeti ishte nisur nga Fieri për në Vlorë, ndërsa mjeti tjetër tip “Benz” që kthehej nga Vlora për në Fier, edhe pse ka ulur shpejtësinë nuk ka mundur t’i shpëtojë përplasjes.
Në automjetin tip “Benz” ndodheshin edhe dy fëmijë të mitur.
Njoftimi nga policia
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
No comments:
Post a Comment